Bayerni me mund të madh ndali tre pikë në “Allianz – Arena” në Munih, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Arminia Bielefeld-in.
Një gol i futbollistit Leroy Sane i mjaftoi për fitore.
Ai shënoi në minutën e 71-të.
Bavarezët dominuan lojën por mezi e gjetën golin e fitores.
Bayerni është në krye të tabelës me 31 pikë, ka një më shumë se Dortmundi.
Arminia Bielefeld renditet në vend të 17-të me 9 pikë të mbledhura.