Norwich ka barazuar pa gola me Wolves në ndeshjen e sotme në kuadër të Premierligës.
Ndeshja u mbyll ashtu siç edhe filloi, pa gola të shënuar dhe të dy ekipet morën nga një pikë.
Futbollisti Milot Rashica luajti për 80 minuta dhe u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë. Ai bashkë me Hanley u vlerësuan me notë 7.3.
Pas ndeshjes, trajneri i Norwich, Dean Smith e vlerësoi shumë futbollistin e Kosovës.
“Kundërshtarëve do t’u shkaktojë probleme të shumta me shpejtësinë e tij”, tha Smith pas ndeshjes për Rashicën.