Atalanta arriti të dilte me tre pikë ditën e djeshme teksa mposhti për llogari të kampionatit Juventusin me rezultatin 0-1. Si zakonisht, titullar për bergamaskët ishte edhe Berat Gjimshiti.
Mbrojtësi i kombëtares ishte edhe njëherë tjetër protagonist pozitiv për të tijtë, ndërsa paraqitjes së zakonshme në mbrojtje i shtoi edhe asistin për golin e Duvan Zapata.
Ndaj, në fund të sfidës edhe nota për 28-vjeçarin nuk kishte si të mos ishte e lartë, teksa Eurosport e kishte vlerësuar paraqitjen e shqiptarit me 6.5.
“Tregohet shumë i zoti me Moratën duke shfrytëzuar gabimin e spanjollit dhe nis topin për Zapatën, i cili shënon golin vendimtar. Për pjesën tjetër të ndeshjes është shumë i qetë, por edhe mjaft efektiv”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Gjimshitit.