Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshjet e radhës, në kuadër të xhiros së 16-të.
Kryendeshja do të zhvillohet në Merdare, aty ku Llapi e pret Gjilanin.
Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, teksa kanë regjistruar katër fitore radhazi dhe renditen në pozitën e pestë me 24 pikë. Kurse, gjilanasit janë lider më 28 pikë dhe vijnë pas dy fitoreve radhazi.
Formacionet:
Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Shabani, Krasniqi, Selmani, Emini, Ramadani, Veliu, Riviera, Firmino. Kryetrajneri: Tahir Batatina
Gjilani: Koliçi, Useini, Halili, Hajdari, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Razak, Aziz, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi.