Feronikeli nga Drenasi është zhytur në krizë të thellë. “Nikli’ pëson humbjen e tetë rresht në elitën e futbollit të Kosovës dhe ngujohet në fund të renditjes.
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikeli, në ndeshjen e javës së 16-të.
Në minutën e 23-të, Solomon shënon për fitoren e skuadrës nga Theranda.
Seferi i Feronikelit, në minutën e 84-të, ishte i pafat, shtylla ia mohoi golin.
Ballkani kryeson me 30 pikë e Feronikeli është në vend me 10 sosh.