Skuadra shqiptare Shkupi ka shënuar fitore të thellë në derbin shqiptar, me rezultat 4:0 ndaj Struga Trim & Lum.
Golat u shënuan nga Sandej Adentunji (53’ e 70’), Faustin (59’) e Markovski (61’).
Shkupi tregoi fuqinë e liderit në kampionat, duke fituar me lehtësi.
Pas javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi kryeson me 36 pikë e Struga është e gjashta me 22.