Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Sassuolos e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “San Siro”, e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit italian të futbollit.
Tre gola janë shënuar në fraksionin e parë të kësaj ndeshje.
Milani kaloi në epërsi në minutën e 21’ me golin e Romagnolit, por Sassuolo bëri një përmbysje të rezultatit duke shënuar dy gola të shpejtë.
Shifrat fillimisht i barazoi Scamacca në minutën e 24’ dhe pastaj erdhi edhe autogoli i Kjarit në minutën e 33-të të ndeshjes.