Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, kroati Miroslav Çiro Bllazheviq, është në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili po lufton me kancerin e kockave dhe këtë e ka konfirmuar së fundmi në një intervistë.
Ai nuk dorëzohet por zotohet se do ta mposhtë këtë sëmundje të rëndë.
Çiro edhe në të kaluarën e ka mposhtur dy herë këtë sëmundje por prapë iu është kthyer.
“Kur u thonë se keni kancer në metastazë, mendon se është fundi. Por unë nuk dorëzohem. Do të luftoj deri në fund ndaj kësaj sëmundjeje më të keqe. Metastazat më janë lajmëruar në eshtra. Dikush tjetër do të ngrinte duart, por unë do të luftoj deri në fund, deri në fitore”, ka thënë 86-vjeçari.
Në fakt, Bllazheviqi ka qenë trajner i Prishtinës në vitin 1985, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri.