Llapi është ndalur me barazim në duelin e javës së 16-të kundër Gjilanit në Merdare.
“Bardhekaltrit” nga Podujeva barazuan pa gola 0-0 me Gjilanin.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me barazimin kundër Gjilanit, ndonëse shtoi se me pak fat skuadra e tij mund të dilte me tri pikë nga stadiumi.
“E kemi ditur se do të përballemi me pozitë ne parë.
Ka qenë skuadër cilësore. Kemi dhënë maksimumin ndoshta pak më të vëmendshëm do të mund ta fitonim lojën. Pak hapësirë apo hiq i kemi dhënë Gjilanit rast. Jemi skuadër që tash po luftojmë për kreun e tabelës. Nuk është humbje e madhe barazimi ndaj Gjilanit.
Nuk kemi mundur ta bëjmë lojën tonë. Mendoj që pak më të kujdesshëm kemi mundur të bëjmë gol. Të dyja bëmë lojë cilësore. I përgëzoj djemtë për lojën dhe mendoj se ka ndeshje tjera ku do të mund të fitojmë pikë. Suksesi në të cilin jemi tani është falë djemve”, ka thënë Batatina për Art Sport.
“Jemi skuadra më në formë në Superligë. Por, nuk ndërpritet seria pozitive ndaj Gjilanit. Jemi afër me skuadrat në tabelë, ruajtëm distancën në 4 pikë me liderin dhe nuk është diferencë e madhe”, shtoi trajneri llapjan.