Që nga prilli i kaluar Milani nuk kishte humbur dy ndeshje radhazi në ligë.
Pas humbjes ndaj Fiorentinës javën e kaluar, kuqezinjtë humbën sonte në shtëpi ndaj Sassuolos.
Dy disfata që i lejuan ndjekësit të rikuperojnë pikë të rëndësishme, në pritje për të kuptuar rezultatin e ndeshjes së sotme mes Napolit dhe Lazios.
“Na mungonte qartësia, bëmë shumë gabime, veçanërisht në zonën kundërshtare”, tha Pioli për DAZN pas takimit.
Trajneri i kuqezinjve e analizoi humbjen: “Kemi gabuar në pasimin e fundit dhe lëvizjen e duhur. Ne duhej ta menaxhonim epërsinë më mirë. Bëmë një gabim që e paguajmë shtrenjtë”.
“Pres reagim tjetër pas dy humbjeve. Është e pashmangshme që e nisëm shumë fuqishëm dhe në dy takimet e fundit kemi rënë pak. Tifozët tanë ishin në lojë deri në fund, le të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.