Edon Zhegrova është në formën më të mirë, pas golit spektakolar me Baselin në Conference League, sonte asistoi në dy gola për Baselin.
Baseli e mposhti me rezultat 3:1 Luzernin vendas.
Zhegrova asistoi në minutën e 3-të kur shënoi Arthur dhe në atë të 49-tën, në të cilën realizoi Petretta (49'). Palacios shënoi golin e tretë në minutën e 58-të.
Çumiç shënoi në minutën e 90+1.
Pajtim Kasami u aktivizua nga minuta e 59-të për Baselin.
Zhegrova u zëvendësua në minutën e 59-të e Taulant Xhaka në atë të 77-tën.
David Domgjoni luajti i plotë për Luzernin por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 47-të.
Baseli është në vend të dytë me 29 pikë, me një ndeshje me pak e dy pikë me pak se lideri Zurich dhe Luzern në fund me 10 sosh.