Bersant Celina në versionin Lionel Messi.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës realizoi një gol spektakolar këtë fundjavë me Ipswich Town në League One, kategorinë e tretë angleze, pikërisht në takimin e fituar me shifrat 2:1 nga skuadra e futbollistit të Kosovës që mori tre pikë shumë të rëndësishme.
Në minutën e 45-të Celina shënoi golin që dyfishoi shifrat me një parabol spektakolare, gola të cilët në karrierë i kanë shënuar vetëm lojtarë si Ronaldinho, Totti apo Messi.
Bersant Celina ka shënuar golin e dytë për Ipswichin në fitoren kundër Crewes me rezultatin 2:1.
Për Celinën ishte goli i 4-t në këtë sezon.