Ky do të jetë zëvendësuesi i Dembele te Barcelona

Futboll

Ky do të jetë zëvendësuesi i Dembele te Barcelona

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:38
Ousmane Dembele

Siç flitej javë më parë, Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tioj me Barcelonën dhe ai tanimë ka vendosur t’i bashkohet sheikëve të Neëcastle.

Kjo ka detyruar klubin katalanas të kërkojë alternativa të reja, pasi situata në sulm bëhet edhe më e “zbehtë” me largimin e francezit.

Sipa Todofichajes, Alexandre Lacazette ka një marrëveshje verbale me Barçën. Kontaktet me francezin kanë filluar prej muajsh dhe refuzimi i Dembele për të mos rinovuar i ka përshpejtuar ato.

Transferimi i yllit të Arsenal do të përshtatej me nevojat ekonomike të Barcelonës, pasi francezi do të mbërrinte në Camp Nou me kosto zero. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat