PSV Eindhoven nuk ndjek dot hapin e Ajax duke u ndalur në transfertën ndaj Heerenveen në një barazim 1-1.
Edhe pse kishte një numër rekord mungesash, plot 14 dhe 5-6 prej tyre janë titullarë skuadra Roger Schmitd zhbllokoi shifrat pas 13 minutash me sulmuesin brazilian Carlos Vinicius.
Mundësitë për të shënuar golin e dytë PSV-ja i kishte por gaboi shumë para portës sidomos me portugezin Bruma dhe në minutën e 73-të Heerenveen e ndëshkoi me lojtarin suedez të ardhur nga stoli Al Haaj.
Në fund vetëm një pikë për PSV-në që tashmë e sheh veten në vendin e dytë në kuotën 31 pikëve, 2 më pak se Ajaxi kryesyes.