Çfti nga Dallasi, tifozë të mëdhenj të klubit të futbollit Tottenham, janë nisur për në Londër, në një udhëtim prej 7641 kilometrash, për ndeshjen me Burnley-n.
Pas 31 orësh udhëtim, pa gjumë, erdhën në destinacion, por ndeshja që donin të shikonin u shty për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Siç theksoi më vonë tifozi amerikan dhe e dashura e tij, nuk u ankuan shumë, pasi kaluan një mbrëmje të këndshme në Londër nën shoqërinë e tifozëve të tjerë të Tottenhamit.
Larg stadiumit, në një restorant të bukur.