Espanyol ka mundur sot Real Sociedad, duke ndalur këtë të fundit që të kthehej përkohësisht në kreun e renditjes të së kampionatit spanjoll.
Një humbje 1:0 e shoqëruar me polemika të shumta për shkak të një vendimi të gjyqtarit ndërkombëtar Mateu Lahoz.
Në minutën e 66 të sfidës, ai preku topin gjatë një aksioni të Real Sociedad por la lojën në vijim.
Adnan Januzaj nga Kosova, përfitoi dhe dha një asist perfekt për Isak i cili dërgoi sferën në rrjetë.
Vetë gjyqtari i cili kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte, anuloi më pas golin, duke kthyer praktikisht vendimin e tij.
Një situatë që ka acaruar Sociedadin, me lojtarët dhe drejtuesit të cilët e kanë cilësuar të pakuptimtë vendimin e kryesorit kur rezultati ishte ende 0:0.
“E kam pyetur 6 herë dhe në çdo moment jepte shpjegime të pakuptimta”, tha Ojarzabal pas duelit, duke shprehur dëshpërimin e tij për këtë vendim që ndikoi në ndeshjen e luajtur në La Liga.