Napolit i mjaftuan 29 minuta për fitore kundër Lazio-s, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napoli shënon fitore të thellë me rezultat 4:0 kundër Lazio-s.
Lazio nuk arriti t’i bëjë ballë sulmit si furtunë të vendasve sidomos në 29 minutat e parë.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, si zakonisht titullar, tregoj paraqitje të mirë në radhët e Napolit.
Futbollistët Zielinski (7'), Mertens (10' e 29') dhe Ruiz (85') shënuan për fitoren bindëse.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqit standard për Napolin.
Pas javës së 14-të në Serie A, Napoli udhëheq me 35 pikë, duke lënë pas Milanin me 32, Interin 31, Atalantën 28, Romën 25, Fiorentinën 21, Lazion 21, Bologna-n 21 etj.