Reali si të çmendur, fitojnë në çastet e fundit me rezultat 2:1 ndaj Sevillës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Në minutën e 11-të, Acuna harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa Mir me kokë shënoi gol të bukur.
Ai godet me mjeshtri nga rreth 11-12 metra duke e lënë të hutuar portierin e Realit, Courtous.
Në minutën e 32-të, sulmuesi francez e futi në portë (1:1) topin e kthyer nga shtylla pas një projektili nga rreth 30 metra të Eder Militaos.
Në minutën e 87-të, futbollisti Vinicius Junior shënon për fitoren e Realin.
Një fitore e madhe për madrilenët dhe me shumë vështirësi, por tejet e ëmbël e cila u arrti në çastet e fundit.
Reali kryeson me 33 pikë pas 15 jave në kampionatin spanjoll, duke lënë pas Atletico Madridin me 29 e Sociedadin 29, ndërsa Sevilla është e katërta me 28 sosh.