Interi sheh vazhdimisht nga Argjentina për emra që mund ta ndihmojnë në vijim dhe të shtojnë cilësinë në skuadër. Falë njohurive të Havier Zanetit, po monitorohen disa lojtarë dhe kohët e fundit, mbi të gjithë del emri i një sulmuesi që po bën shumë mirë në kampionatin vendas.
Hulian Alvarez, sulmuesi i River Plejt, është emri i cili tërheq më shumë zikaltërit. Mediat argjentinase bëjnë të ditur se në ndeshjen e fundit të kësaj skuadre, për ta ndjekur në stadium ka qenë zëvendësdrejtori sportiv i zikaltërve, Dario Baçin, i cili duhej të përpilonte vlerësimin për lojtarin.
Megjithatë, problemi është që për lojtarin ka shumë konkurrencë.
Të gjithë ekipet e mëdha të Europës po ndjekin futbollistin, nga Juventusi te Real Madrid apo edhe Sevilja, Milan, Barcelona e shumë klube angleze që janë gati të bëjnë lëvizjen e tyre.