Bota e futbollit që nga viti i kaluar mbeti përgjithmonë pa legjendarin Diego Maradona, por asi argjentinas do të jetë përgjithmonë pjesë e zemrave të napolitanëve dhe nga sonte do të jetë më shumë motivim për Napolin që të fitojë çdo ndeshje në shtëpi.
Ceremonia e madhe u përjetësua edhe nga lojtarët e Napolit që sonte shënuan fitore të thellë, me rezultat 4:0 ndaj Lazios.
Napoli kryeson renditjen me 35 pikë pas 14 jave në Serie A.

Kjo statujë padyshim që zgjon emocione të mëdha tek tifozët dhe gjithë dashamirët jo vetëm të futbollit.