Marseille i falet një italiani!
Një gol i italianit Pol Lirola çerek-ore para fundit i mjaftoi Marseille-s për t’u rikthyer te fitorja në Ligue 1, pasi në një Velodrome të boshtasisur për shkak të dënimit nga komsioni i Disiplinës në Francë, skuadra e argjentinasit Jorge Sampaoli mposhti 1-0 Troyes duke u ngjitur në vendin e 4-t të renditjes me 26 pikë, por edhe me një ndeshje më pak.
Në një sfidë të vakët dhe pa shumë emocione ku rastet për shënim numëroheshin me gishtat e dorës, për t’u përmendur ishin dy prova nga goditjet standarte të Payet që nuk shkuan në kuadrat dhe dy raste të shkëlqyera të polakut Milik që morën kundërpërgjigjen e portierit të Troyes.
Për të ardhur te asisti gjenial i Payet në minutën e 74-të me Lirolën që i shpëtoi në limite pozicionit jashtë loje duke shënuar golin e fitores dhe të 3 pikëve për Marseille.