Xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Dukagjinit.
Drita vjen në këtë ballafaqim pas humbjes nga Gjilani në derbi me rezultat 1-0 dhe ka nevojë për fitore në mënyrë që të qëndrojë në hap me liderët e tabelës Ballkani e Gjilani.
Momentalisht Drita është pesë pikë prapa Ballkani në vendin e parë dhe nga përballja me Dukagjinin kërkohen tri pikë duke parë formën jo të mirë të skuadrës nga Klina.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:00.