Është hedhur të hënën shorti për fazën 1/16 të Kupës së Kosovës në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Llapi si skuadër që e fitoi këtë trofe sezonin e kaluar do të ballafaqohet me skuadrën Kika, kurse kampioni i Kosovës në fuqi Prishtina ndeshet me Besën, transmeton KosovaPress.
Ndeshjet do të zhvillohen më 1 dhe 2 dhjetor ndërsa këto janë çiftet e plota:
Arbëria-Vitia
Ramiz Sadiku-Vushtrria
A&N-Gjilani
Drenica-Vllaznia
Besa-Prishtina
Malisheva-Istogu
Trepça 89’-2 Korriku
Flamurtari-Ferizaj
Ulpiana-Vëllaznimi
KEK-u-Trepça
Drita-Drenasi
Rahovec-Ballkani
Liria-Dukagjini
Llapi-Kika
Prizreni-Onix