Real Madridi ka njoftuar se ka vendosur të ndërpresë kontratën që lidhi David Aznarin me klubin si trajner i ekipit të parë të femrave.
“Los Blancos” e kanë falënderuar Aznarin për punën që ka bërë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjithmonë.
Gjiganti spanjoll njofton gjithashtu emërimin e Alberto Toril si trajner të ri të ekipit të parë të femrave me inkorporim të menjëhershëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe atë të ardhshëm, deri më 30 qershor 2023.
Alberto Toril ishte lojtar i Real Madridit dhe trajner i Real Madrid Castilla.