​Mësohet se sa do të mungojë Neymar pas lëndimit

Futboll

​Mësohet se sa do të mungojë Neymar pas lëndimit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 14:34
Neymar

Neymar nuk do të luajë më për Paris Saint-Germain në 2021 për shkak se sulmuesi brazilian do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, raporton “Goal.com”.

29-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha me barelë pasi e lëndoi këmbën gjatë ndeshjes me Saint-Etienne në Ligue 1.

Raportet në Francë ishin të shpejta për të sugjeruar se superylli i Amerikës së Jugut do të mungojë deri në fillim të janarit. Lojtari pati një vrapim të shpejtë pas topit dhe në ballafaqim me kundërshtarin e tij e shtrembëroi keq këmbën e tij të majtë.

Ai u pa më vonë duke lënë stadiumin “Geoffroy-Guichard” me paterica, duke shkaktuar shqetësime se ai mund të mungonte për një periudhë të gjatë kohore.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar, por shpresojmë që nuk është asgjë shumë serioze dhe se ai mund të kthehet për të ndihmuar ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha Pochettino gazetarëve pas ndeshjes.

Neymar gjithashtu postoi një shkrim në rrjetet sociale ku tha:

"Fatkeqësisht, këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti. Tani duhet të ngresh kokën dhe të vazhdosh. Unë do të kthehem më i mirë dhe më i fortë".

Neymar do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore të hënën, por mendohet se ka pësuar një ndrydhje të rëndë në kyçin e këmbës së majtë.

PSG do të udhëtojë për stërvitje në Katar më 16 janar, dhe mund të ndodhë që Neymar të kthehet në garë vetëm pak para atij udhëtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat