E plotësuar (22:04) - Chelsea shpallet klubi i vitit
Chelsea është shpallur klubi i vitit sipas revistës franceze, France Football.
Të Kaltrit arritën të kurorëzohen kampionë të Evropës pasi fituan në finale ndaj Manchester City-t.
***
Lionel Messi është shpallur fitues i Topit të Artë për vitin 2021.
Sulmuesi i PSG-së e fitoi për herë të shtatë këtë çmim në një ceremoni të organizuar nga FIFA mbrëmjen e së hënës në Paris të Francës.
Përballë argjentinasi kishte Lewandowskin, i cili doli i dyti.
Por shpallja e fituesit duket se nuk ishte një surprizë. Disa ditë më parë, mediat ndërkombëtare kishin parashikuar se Messi do ishte fituesi.
Topi i Artë, Jorginho i treti dhe Benzema i katërti
Jorginho ka dalë lojtari i tretë më i mirë në botë për vitin 2021, sipas France Football.
Jorginho arriti që sivjet t’i fitojë dy trofetë më të çmueshëm në Evropë, atë të Ligës së Kampionëve me Chelsea-n, si dhe atë të kampionatit evropian me Italinë.
I dyti doli sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema i cili shkëlqeu për Mbretërit, por edhe për Francën në rikthimin e tij të bujshëm.
Ndërsa, i katërti doli bashkëlojtari i Jorginho-s te Chelsea, dhe i Benzema-së te Franca, N’Golo Kante.
Topi i Artë, Momo Salah i pesti
Futbollisti i Liverpool-it, Mohamed Salah, është zgjedhur lojtari i pestë më i mirë në botë për vitin 2021.
Salah-u arriti t’i realizojë 31 gola nga 51 paraqitje për të Kuqtë stinorin e kaluar.
Ballon d’Or, Ronaldo del i gjashti
Pesë herë Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, këtë herë ka arritur të renditet i gjashti në garën për Topin e Artë.
Portugezi gëzoi një stinor solid me Juventusin dhe pati paraqitje fantastike për Portugalinë por nuk arriti të fitojë trofe.
Donnarumma e fiton çmimin e portierit më të mirë të vitit
Në Paris të Francës po mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, teksa do të ndahen edhe disa çmime tjera.
Gigio Donnarumma e fitoi çmimin e portierit më të mirë të vitit.
Ai ndihmoi Italinë të shpallej kampion i Evropës, madje duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut.
***
Alexia Putellas e fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave
Në Paris të Francës po mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, teksa do të ndahen edhe disa çmime tjera.
Futbollistja e Barcelonës, Alexia Putellas e ka fituar Topin e Artë në konkurrencën e femrave.
Ajo korri suksese të mëdha me Barcelonën këtë vit. Përveçse me klub, ajo pati paraqitje fantastike në nivel personal.
***
Më të mirët e botës për 2021, Donnarumma i dhjeti e Mbappe i nënti
Futbollisti francez, Kylian Mbappe, është zgjedhur lojtari i nëntë më i mirë i vitit 2021 nga revista France Football.
Ndërkaq, portieri i Italisë dhe i Paris Saint-Germain (sezonin e kaluar i Milanit), Gianluigi Donnarumma, është zgjedhur lojtari i dhjetë më i mirë në botë.
***
Robert Lewandowski e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit 2021.
Këtë çmim ai e mori sot në Paris ku po mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë.
Përveç këtij çmimi, Lewandowski është seriozisht në garë për Topin e Artë
Pedri e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri
Pedri e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri për vitin 2021.
Sot në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë u nda edhe çmimi për lojtarin më të mirë të ri, të cilin e fitoi talenti i Barcelonës, Pedri.
Ai shkëlqeu me Barcelonën, e poashtu edhe me Spanjën, duke e thyer rekordin për më së shumti paraqitje në një sezon.
***
Ka filluar ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, që po mbahet në Paris të Francës.
Çmimet që do të ndahen sonte janë futbollisti më i mirë në dy konkurrencat, portieri më i mirë, lojtari më i mirë i ri dhe dy kategori të reja: klubi më i mirë i vitit dhe golashënuesi më i mirë.
Dy kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë këtë vit janë Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.
Ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë mund ta ndiqni duke klikuar këtu.