2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë.
Sot, në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Messi fitoi për herë të shtatë Topin e Artë.
Ai mposhti Robert Lewandowskin në një rivalitet të ngushtë dhe tani i ikën për dy Topa të Artë rivalit të kahmotshëm, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi i gjashti këtë vit.
Në momentin kur u thirr emri i Messit, nuk mungoi as reagimi i tre djemve të argjentinasit.
Dad won an other Ballon d'Or, let's dance kids 🕺#ballondor pic.twitter.com/MNH8OYKkZa
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021