Manchester United ka dërguar emisarë në Gjermani për të vëzhguar nga afër mesfushorin e Leipzig, Amadou Haidara, të cilin synon ta marrë që gjatë merkatos së janarit.
23-vjeçari është një kërkesë e trjanerit Ralf Rangnick, i cili e vlerëson shumë futbollistin dhe kërkon ta ketë në organikën e tij për të përforcuar mesin e fushës.
Të dërguarit e klubit anglez do ta vëzhgojnë futbollistin në sfidën e kampionatit përballë Union Berlin dhe në sfidën ndaj Manchester City-t në Champions League.
Për “djajtë e kuq” nuk do të jetë e vështirë të bindin lojtarin të transferohet në “Old Trafford”, pasi dëshira e Haidara është të luajë pikërisht për skuadrën e drejtuar nga Rangnick. Kontrata e mesfushorit me klubin gjerman përfundon në vitin 2025 dhe kontrata e tij ka një klauzolë që kap shifrën e 33 milionë eurove.