Një ndeshje mes Napolit dhe Argjentinës për të nderuar Diego Armando Maradonën në stadiumin që tani mban emrin e tij. Aurelio De Laurentiis, presidenti i klubit blu, me ftesë të Hugo Maradonës foli për “America TV”, një nga programet më të famshme të futbollit argjentinas:
“Ne po punojmë me ministrin e Jashtëm Di Maio dhe ambasadorin argjentinas në Romë që të mund të organizojmë më 24 maj, në këtë stadium, ndeshjen mes Napolit dhe Argjentinës.
Do ta quajnë “Kupa e parë Maradona”. Pas eventit të organizuar nga Barcelona dhe Boca Juniors,
“Maradona Cup”, edhe dy skuadrat e tjera, tek të cilat “Pibe de Oro” e ka lidhur pazgjidhshmërisht karrierën e tij janë të gatshëm t’i bëjnë homazhe. Do të jetë një ndeshje plot sharm, që të lë pa frymë”.