Drita ka vuajtur shumë për gola këtë sezon, pasi para ndeshjes me Dukagjinin kishe shënuar vet 14 herë në 15 ndeshje.
Në ndeshjen ndaj Dukagjinit, skuadra e Adrian Nuhiut shënoi katër herë, ku ishte hera e parë që e bënte këtë gjë.
Arbnor Muja shënoi dy herë (golat e parë të tij këtë kampionat), ndërsa nga një gol shtuan Ilir Blakçori dhe Ardit Tahiri.
Fitorja me më shumë gola e Dritës ishte ajo ndaj Llapit ku fitoi si mysafir 3-1.
Tani kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat deri në pushim, Drita luan ndaj Prishtinës (mysafire) dhe Ulpianës (shtëpi).
Po ashtu Drita këtë mesjavë luan ndaj Drenasit në Kupën e Kosovës..