Futbollisti nga Klina, Arb Manaj, shpërthen me 4 gola në Kupën e Turqisë.
Manaj ka qenë i pakapshëm për mbrojtjen rivale.
Manaj me Bandirmaspor shënuan fitore me rezultat 5:0 ndaj Sanliurfaspor, në kuadër të 1/32 e finales.
Manaj shënoi në minutën e 8-të, 51', 81' e 91' dhe Suleyman (39').
Manaj ka treguar lojë të madhe duke i dhënë leksion rivalit. Ndryshe ky djalosh është nga qyteti i Klinës, ish futbollist i Trepçës ’89.
Në fakt thyen një rekord sa i përket golave në Kupën e Turqisë.
Ai me ekipin e tij kualifikohen në të 16/ën e finales.