Kompanitë britanike të basteve zbuluan se për çmimet e “Topit të Artë” janë vendosur mbi 5 milionë funte baste.
Shumica e tyre, 44% ishin vendosur për fitues Messin, i cili triumfoi për herë të shtatë në ceremoninë gala në Paris.
Në vend të dytë, britanikët zgjodhën sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowski, i cili u rendit në vend të dytë në garë.
2% e basteve kishin zgjedhur fitues mesfushorin e Chleseat dhe Italisë, Jorginho. Italo-braziliani fitoi Champions-in me klubin dhe Europianin me kombëtaren “Axurre”.