Kësaj rradher ka qenë tabloidi gjerman “Bild” I cili nëpërmjet një shkrimi ka reaguar ashpër pas vendimit për t’i dhënë Leo Messi “Topin e Artë 2021”.
Bild e ka konsideruar këtë gjë si skandal, teksa yllin e Bayernit Robert Lewandowski e ka quajtur të mashtruar.
Mefushori i Real Madridit Toni Kros tha se argjentinasi këtë vit nuk e meritonte çmimin prestigjioz edhe pse bashkë me CR7 kanë qenë futbollistët e dekadës.
Ikona e Realit, Iker Casillas tha se pas vendimit të “France Football”, ai tani e ka të vështirë që të mendojë në korrektësinë e çmimeve në futboll.
Ndërsa legjenda braziliane e futbollit, Pele uroi argjentinasin për suksesin e radhës. Ai tha se ky është vlerësimi i duhur për një talent unik si Messi.
Duket se ceremonia e “Topit të Artë” këtë vit ka shkaktuar debate të shumta në rrjet duke bërë të reagojnë kështu jo vetëm yjet e futbollit por edhe personazhe të tjerë të cilët nuk kanë lidhje me tëp or I bashkon dëshira dhe pasioni për këtë sport.