Në një intervistë të dhënë për Il Secolo XIX, Carlo Ancelotti, trajner i Real Madrid, ka folur edhe për Andriy Shevchenko dhe për aventurën e re të ukrainasit si trajner i Genoa-s.
SHEVA TRAJNER – “Nuk jam befasuar që ka marrë drejtimin e Genoa-s, sepse Andriy ka një karakter të madh. Për të është një sfidë e rëndësishme. Edhe kur ishte lojtar kishte kureshtje të madhe dhe studionte kundërshtarët. Tani ka edhe një staf të mirë dhe jam i bindur se do të bëjë mirë”.
GENOA-MILAN – Nuk mund të mungonte një mendim edhe për ndeshjen e së mërkurës që do të vërë përballë Genoa-n dhe Milan-in, e tashmja dhe e shkuara e Shevchenko-s.
“Do të jetë një ndeshje speciale për Sheva-n, e di sa i lidhur është me Milan-in dhe sa e duan akoma tifozët kuqezinj. Por jam i sigurt edhe se nuk do të ndikohet nga e kaluara dhe do të kërkojë të marrë fitoren e tij të parë në drejtim të Genoa-s”.