Emërimi i Ralf Ragnik në krye të Mançester Junajtid pritet të sjellë ndryshime brenda, por dhe jashtë fushe. Tekniku do të ndikojë dhe në mbërritjen e lojtarëve në stërvitje.
Sipas “Mirror”, ish-trajneri i Lajpcigut do të lejojë lojtarët që të vijnë në stërvitje jo me makina luksoze ose me ato marka që sponsorizojnë klubin. Këtë metodë ai e ka praktikuar dhe kur drejtonte gjermanët.
Megjithatë ndryshime qëndron se tani ai ka një super yll të futbollit botëror në ekip si Kristiano Ronaldo. Portugezi njihet për pasionin e tij për makinat e shtrenjta dhe ka një koleksion me vlerë rreth 20 milionë euro.
Të qenit i famshëm normalisht ka dhe benefitet e veta, por mbetet për tu parë nëse Ragnik do të bëjë ndonjë përjashtim.