Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Salernitanas dhe Juventusit, e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit italian, Serie-A.
Salenitana është skuadra e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë pas 14 ndeshjeve ndërsa Juventusi vjen pas humbjes së hidhur nga Atalanta me rezultat 1-0 dhe trajneri Maximiliano Allegri është nën presion të madh për shkak se “Zonja e Vjetër” vazhdon të jetë poshtë renditjes tabelare, pra në vendin e shtatë me 21 pikë, shumë larg skuadrave të kreut të tabelës.
Këto janë formacionet zyrtare:
SALERNITANA (3-4-3) : Belec; Veseli, Gyomber, Gagliolo; Kechrida, L. Coulibaly, Capezzi, Ranieri; Zortea, Simy, Bonazzoli.
JUVENTUS (4-2-3-1) : Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Pellegrini; Bentancur, Locatelli; Kulusevski, Dybala, Bernardeschi; Kean