Hajduk Spliti sot zhvilloi takimin kundër Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen e 1/4 të finales të Kupës së Kroacisë, shkruan Insporti. Ekipi i Hajduk Splitit arriti të triumfonte ndaj Lokomotivës me rezultat 3:6.
Për Hajdukun në bankën rezervë ishte Emir Sahiti, i cili arriti ta gjejë golin për 6:3 ndaj Lokomotivës. Kurse për Lokomotivën startues ishin Arbër Hoxha dhe Mersinaj.
Për Hajdukun shënuan, Krovinoviq, Atanasov, Ljubiqiq, Livaja dhe Sahiti.
Teksa, golat për Hajduk Splitin i shënuan, Pivaric, Dabro dhe një autogol nga Elez.
Skuadra e Zagrebit arriti në këtë fazë të Kupës duke mposhtur Dugopoljen në 1/16-e finales me penallti.
Bardhezinjtë arritën në çerekfinale të Kupës së Kroacisë pasi mposhtën 2:1 Primorac Biograd na Moru në 1/16 finale.