Ansu Fati po bën maksimumin e tij për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen më të rëndësishme që Barcelona do të luajë kundër Bayern Munich në Champions League.
Një sfidë kjo për katalanasit që është “jetë a vdekje” sepse nga kjo përballet edhe kalimi i saj më tej në Champions League.
Kjo lojë është një finale për ekipin katalanas dhe sulmuesi nuk dëshiron të mungojë.
Megjithëse trajneri Xavi Hernandez i dha skuadrës një pushim dy-ditor, por Ansu Fati vazhdoi të punojë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi i këmbës së majtë.