Trajneri Pep Guardiola, ka komentuar gjithashtu vendimin për t’i dhënë Lionel Messit Topin e Artë.
Guardiola ka thënë se është e padrejtë që të thuhet se nuk e meriton Messi të fitojë Topin e Artë.
“Është e pamundur të thuhet se është e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë. Si lojtar ai bën shfaqje të jashtëzakonshme dhe ai e bën futbollin më të mirë”, ka thënë Guardiola.
Messi gjatë mbrëmjes së të hënës, e ka fituar Topin e Artë të shtatë në karrierën e tij.