Sot me fillim nga ora 21:15 do të zhvillohet derbi i qytetit Merseyside, ku në stadiumin “Goodison Park” skuadra e Everton pret në shtëpi rivalin e përbetuar Liverpoolin.
“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të synojnë me çdo kusht fitoren, që të mbajnë hapin drejt garës së titullit të Premier Ligës angleze së bashku me Chelsea e Manchester City.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Evertoni rikthehet nga humbja me rezultat minimal 1:0 kundër Brentford, kurse Liverpooli rikthehet nga fitorja me rezultat bindës 4:0 kundër Southamptonit.
Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e tretë në tabelë me 28 pikë, 13 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Everton që zë vendin e 14 në tabelë.
Ky derbi njëkohësisht është derbi më i gjatë në Premier Ligën angleze, ku që nga sezoni 1962/63 të dy skuadrat nuk kanë pësuar rënie nga liga dhe ende e vazhdojnë rivalitetin e tyre në ditët e sotme.
Të dy këto skuadra në total janë përballur 238 herë mes vete, ku 95 fitore ka Liverpooli, krahas 67 sosh sa ka Evertoni, ndërsa 76 herë kanë ndarë pikët e barabarta.
Sa i përket ndeshjes së sotme, probleme me mungesa të lojtarëve do të kenë të dy ekipet, ku për trajnerin Rafa Benitez nuk do të paraqiten Calwert-Lewin, Davies, Gomes dhe Holgate, kurse trajneri Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Elliot, Firminos, Gomez, Jones dhe Keita.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Everton (4-4-1-1): Pickford; Coleman, Keane, Godfrey, Digne; Townsend, Allan, Doucoure, Iwobi; Gray; Richarlison
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane
21:15 Everton – Liverpool (Stadiumi Anfield Road)