Messi sot do të prezantojë “Topin e Artë” në ‘Parc des Princes’

Futboll

Messi sot do të prezantojë “Topin e Artë” në ‘Parc des Princes’

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 11:42
Messi sot do të prezantojë “Topin e Artë” në ‘Parc des Princes’

Leo Messi ditën e hënë fitoi “Topin e Artë” të 7-të, duke u konfirmuar edhe një herë si më i miri në historinë e futbollit.

Një çmim që ka lënë shumë për diskutuar këtë vit, pasi Lewandowski  ishte një nga lojtarët që i kishte plotësuar më së shumti kriteret për këtë çmim.

Në fund të ceremonisë presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi u shpreh shumë i lumtur që për herë të parë një lojtar i skuadrës parisiene fiton “Topin e Artë” edhe pse në fakt ky çmim i përket i gjithi sezonit të fundit të sulmuesin me Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës.

Sonte pritet të jetë një moment i veçantë në Parc des Princes para ndeshjen me Nice sepse Messi për herë të parë do të prezantojë këtë çmim individual në një stadium që nuk është “Camp Nou”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat