Belica: Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i fortë

Futboll

Belica: Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i fortë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:09
Belica: Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i fortë

Egzon Belica foli për mediet nga “Football Republic”, aty ku Partizani shvilloi seancën e radhës stërvitore për sfidën me Skënderbeun, që do të luhet më 4 dhjetor. Mbrojtësi i të kuqve parashikon një përballje të vështirë me korçarët, të cilët dinë të marrin pikë ndaj ekipeve të forta.

Skënderbeu është një skuadër që u prish punë edhe skuadrave pretendente…

"Do të thosha që në kampionat nuk ka ndeshje të lehta.

Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i fortë. Kemi dalë dy ndeshjet e fundit barazim me këtë skuadër. Edhe ndeshja e radhës do të jetë e fortë, shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas planeve tona", tha Belica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat