Sulmuesi francez duket se do të largohet nga Barcelona.
Ousmane Dembele ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, që i skadon në qershor të vitit 2022.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti është i interesuar të mbetet te Barça, por agjenti i tij po këmbëngul që ai të largohet verën e ardhshme si lojtar i lirë.
Thuhet se agjenti i Demebeles e ka ofruar atë te disa ekipe angleze dhe shumë lehtë ai mund ta vazhdojë karrierën në Premier Ligë.
Man Utd thuhet se është skuadra më e interesuar për shërbimet e francezit, ndërsa në garë për të ështe edhe Chelsea
24-vjeçari, edhe këtë sezon po përballet me shumë lëndime dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje me Barçën në të gjitha garat.