Ish-kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti është rrëfyer për katalanasen “Sport” ku ka folur për disa tematika të ndryshme mes tyre Barcelona, Roma dhe Reali i Madridit:
Interesimi i Barcelonës – “Jo, sinqerisht gjatë karrierës time me Barcelonën nuk kam folur kurrë për një transferim në Katalonjë. Me Realin e Madridit është ndryshe, do të bënte çdo gjë. Më vjen keq sepse Barcelona është një skuadër e bukur për tu shikuar dhe do të ishte bukur për të luajtur me ta. Në një botë tjetër të shohim çfarë do të bëhet.”
Roma – “Për mua të qëndroja te Roma ishte zgjedhja më e mirë. Është e vërtetë që në një pikë të karrierës sime kam qenë shumë pranë firmës me Realin e Madridit, por zgjedhja ime ishte zgjedhje nga zemra. Është normale që të luash me skuadra si Roma, në diferencë nga Reali i Madridit ke më pak mundësi që të fitosh Champions-in, por Roma për mua ishte Champions-i im.”
Situata aktuale e Barcelonës – “Situata është ndryshe, edhe ne që jemi jashtë situatës së tyre shihnim Barcelonën të fitonte çdo ndeshje me nga 3 ose 4 gola diferencë. Tani kanë ndodhur ndryshime. Ndodhi me të vërtetë një revolucion, nuk do të jetë e thjeshtë, por jam i sigurt se klubi do të rikthehet në nivelet e larta.”
Ksavi – “Nëse do të stërvisë ashtu siç ka luajtur, nuk besoj se do të ketë probleme. Në këtë skuadër ka shumë lojtarë të rinj shumë të rëndësishëm, që do të kenë një të ardhme të ndritur.”, përfundoi Totti.