Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer feston ditëlindjen e 24-t, por për fatin e tij të keq nuk do të mund të zbresë në fushë për përballjen e mbrëmjes së sotme ndaj Genoas në Serinë A, pasi ka pësuar një dëmtim.
Futbollisti algjerian është lënë jashtë listës së të grumbulluarve dhe është bashkuar me emra si Calabria, Rebiç e Giroud në infermieri, megjithatë Pioli nuk ka arsye të shqetësohet, pasi në qendër të mesfushës ka në dispozicion emra si Kessie, Tonalo e Bakayoko.
Gjithsesi kuqezinjtë shpresojnë të rikuperojnë sa më shpejt mesfushorin Bennacer.
I pret një javë shumë impenjative, duke qenë se në fundjavë do të luajnë në kampionat dhe mesjavën e ardhshme do të përballen me Liverpoolin në sfidën vendimtare për ecurinë në Ligën e Kampionëve.