Trajneri francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Trekolorët”, synon ta fitojë Botërorin e Katarit
Didier Deschamps pritet të largohet nga Kombëtarja e Francës pas Botërorit të Katarit.
Selektori francez nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me “Trekolorët”.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet thotë se Deschamps do të vendosë vetë për të ardhmen e tij.
“Ai na ka thënë se në çdo rast do ta refuzonte vazhdimin e kontratës. Do të takohemi përsëri pas Botërorit”, deklaroi Le Graet për AFP.
“Pa marrë parasysh nëse e vazhdon apo jo kontratën, ai do të punojë në të njëjtën mënyrë. Nëse e fiton Botërorin, ndoshta do të dojë të qëndrojë këtu. Nëse jo, ndoshta do të dojë të largohet. Unë e vlerësoj atë shumë. Besoj që besimi në të na është shpërblyer”, përfundoi ai.
Franca e fitoi Botërorin e fundit nën drejtimin e Deschamps dhe është një prej favoritëve për të triumfuar edhe në Botërorin 2022.