Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, Struga Trim Lum dhe Sileksit, janë gjysmwfinalisit në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Maqedonisë në futboll. Që të tre skuadrat, siguruan biletën e gjysmëfinales përmes ekzekutimit të penaltive, pasi që përballjet e çerekfinales, në kohën e rregullt, u mbyllën pa fitues.
Makedonija Gjorçe Petrovi përgati një befasi të madhe, duke eliminuar skuadrën e FC Shkupit, ndërsa Struga Trim Lum, me recetën e njëjtë, eliminoi kampionin aktual, skuadrën e Shkëndijës, në Tetovë.
Ndërkohë sfida në Kratovë, në mes Sileksit dhe Bragallnicës, u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga pika e bardhë, më e suksesshme u tregua skuadra vendase.
Kujtojmë se sfida e çerekfinales në mes Pelisterit dhe Vardarit, nuk u zhvillua, pasi që terreni në stadiumin “Tumbe Kafe” ishte mbuluar me borë. Me pajtim të të dy ekipeve, kjo përballje do të zhvillohet më 14 dhjetor.
Kupa e Maqedonisë – çerekfinale
Makedonija Gj.P. 0–0 FC SHkupi (4-1)
Sileksi 1 –1 Bregallnica (6-5)
Shkëndija 0-0 Struga Trim Lum (3-4)
Pelister – Vardari (14 dhjetor)