E ardhmja e Moratas në pikëpyetje

Futboll

E ardhmja e Moratas në pikëpyetje

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:00
E ardhmja e Moratas në pikëpyetje

E ardhmja e lojtarit spanjoll, Alvaro Morata te skuadra e Juventusit është në pikëpyetje.

Skuadra e bardh e zinjve në fund të sezonit duhet të paguajë 35 milionë euro për kartonin e lojtarit, për ta blerë përfundimisht nga skuadra e Atletico Madrid.

Sipas mediave angleze, për sulmuesin spanjoll janë të interesuara dy skuadra të Premier Leagues, që kërkojnë ta transferojnë lojtarin në Angli.

Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Tottenham-in e Antonio Conte. Morata ka edhe 6 muaj kontratë me Juventusin deri në fund të sezonin dhe pastaj pritet me kërshëri se cili do jetë vendimi i palëve dhe cila do jetë e ardhmja e spanjollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat