Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për nënshkrimin me yllin e Juventusit, Federico Chiesa, i cili mund të largohet nga Bianconerët pas vetëm dy sezonesh.
Fabrizio Romano foli në podkastin e tij ‘Here Ëe Go’, duke pohuar se trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, do të ishte i kënaqur nëse klubi do të nënshkruante me italianin.
Sipas gazetarit Romano, trajneri gjerman është një admirues i ish-lojtarit të Fiorentinës.
Chiesa është futbollist i rëndësishëm i Juventusit dhe Italisë që kur u bashkua me Bianconerët, ndërsa i ndihmoi Azzurrët të fitonin Kampionatin Evropian.
Ai shënoi 14 gola dhe kontribuoi me 11 asistime në sezonin e tij të parë me gjigantët torinezë, ndërsa deri tani ka tre gola dhe tre asistime.
Duket se gjasa që Juventusi të shesë lojtarin e tyre janë të vogla, por ka një kusht që mund të bëhet i rëndësishëm për të dyja skuadrat, transmeton Telegrafi.
La Gazzetta dello Sport shkuan se një mori lojtarësh mund të duhet të largohen nëse “Zonja e Vjetër” nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm/