Media e njohur zvicerane, “20min”, ka bërë një shkrim interesant për reprezentuesin e Kosovës, Bersant Celina.
Goli i bukur i Celinës komentohet pothuajse kudo në Angli, por edhe në shtete të ndryshme të Evropës. Goli i tij mund të shihet nga 1.03 minuta.
“Një kryevepër angleze D3,
Bersant Celina, një lojtar i Ipswich Town në League One të Anglisë, shënoi një gol mahnitës kundër Crewe Alexandra.
‘Nëse ky gol do të ishte shënuar nga Lionel Messi, do të kishte bërë xhiron e botës dhe ne do të flisnim për të për dhjetë vjet’”, shkruan “20 min”, duke iu referuar komenteve që lulëzojnë në mediat sociale për golin e fundit të lojtarit të Ipswich Town, Bersant Celina. “Kosovari bëri absolutisht gjithçka si duhet dhe goli i tij me të drejtë meriton të bëjë xhiron e botës.
Nga veprimi i përsosur deri te një goditje delikate nga jashtë 16-shit,25-vjeçari ka shënuar padyshim një nga golat më të mirë të vitit. Në renditje, Ipswich Town aktualisht është i 11-ti (nga 24), ndërsa Crewe Alexandra është i fundit i fundit me vetëm dy fitore në 20 paraqitje në ligë”, shkruan më tej.